Fituesi i Europianit do të fitojnë maksimalisht 20 milionë euro!

Shpërblimi financiar për të gjithë pjesëmarrësit do të jetë i lartë, plot 331 milionë euro. Kjo shumë është 40 milionë euro më e vogël sesa ajo e parashikuar, dhe kjo për shkak të efekteve të pandemisë së koronavirusit, por gjithsesi mbetet një rekord për kampionatet europiane. Në aspektin financiar, Euro 2020, që po luhet në 2021, mbetet një sukses. Në Euro 2016 u shpërndanë 301 milionë euro shpërblime, ndërsa në Euro 2012 “vetëm” 196 milionë.

Shpërblimet janë 1 milionë euro për çdo fitore në grup, dhe 500 000 euro për barazimin. Ekipet që arrijnë raundin e dytë marrin nga 1.5 milionë euro, çerekfinalistët nga 2.5 milionë dhe 4 milionë euro secili për gjysmëfinalistët dhe 5 milionë euro për finalistët. Fituesi i Europianit do të marrë edhe 3 milionë euro shtesë. Kjo do të thotë se maksimalisht, kampioni i Europës mund të marrë 20 milionë euro.

Sfidanti.al