Në Spanjë thonë se madrilenët janë në epërsi për të marrë anglezin, por që të kuqtë kanë bërë hapa përpara për argjentinasin. Reali e Liverpuli po kërcejnë një “tango” lidhur me objektivat për tregun e futbollit të sezonit të ardhshëm, dhe shanset janë duke ndryshuar. Nëse më parë, trajneri Jurgen Klop ishte më shumë i bindur për Xhud Belinghamin, sot gjermani po mendon më shumë për Enzo Fernandezin. Jo më kot, argjentinasi u cilësua si lojtari i ri më i mirë i Botërorit, ndonëse do të kushtonte të paktën 120 milionë euro. Belingami mund të shkojë edhe deri në 150 milionë, por besohet se talenti i Anglisë ka dëshirë të luajë në Madrid.
Sfidanti.al