“Fenomeni i koshit” Uembaniama: Tek Barça nuk m’i thoshin të metat!

Ishte një nga arsyet që vendosi të mos nënshkruante me klubin katalanas. Viktor Uembaniama cilësohet si fenomeni i radhës i basketbollit botëror dhe është një hap larg kalimit në NBA, ndërsa e përditshmja “Marka” shkruan një histori interesante se ai nuk firmosi në 2018 për Barcelonën. “Trajnerët nuk e kishin shumë mendjen tek defektet e mia, – tregon ai, – ndërsa, unë dua që të më thonë të vërtetën që të përmirësohem, edhe pse kritikat ndoshta njeriut nuk i pëlqejnë”. Uembaniama është në prag të të 19-ve, ndërsa në atë kohë ishte 14-15. Pritet që francezi të jetë numri 1 i draftit në NBA, ndërsa është shtatlartë 2.21 metra.

Sfidanti.al