Mançester Junajtidi ka gjetur lumturinë pa Kristiano Ronaldon!

Papritur duket sikur ky ekip nuk ka asgjë që t’i mungojë. “Djajtë e kuq” më parë mendoheshin si një “bandë e dështuar” që nuk po arrinte të ngrinte kokë që nga koha e Sër Aleks Fergusonit, dhe që nuk i bënin dot punë as trajnerë si Van Gali apo Murinjo, dhe as lojtarë si Pogba, Ibrahimoviç apo i rikthyeri Kristiano Ronaldo. Sot duket ndryshe, dhe një formacion me De Gean, Uan-Bisakën, Varanin, Shoun, Malasian, Kasemiron, Eriksenin, Antonin, Bruno Fernandezin, Rashfordin dhe Marsialin shikohet si kandidat për lavdi. Aq më tepër, kur nga stoli hyjnë në fushë Megajeri, Fredi, Garnaço, Elanda apo Van de Beku. Trajneri Erik Ten Hag po e krijon më në fund ekipin fitues, i cili është çliruar nga prania penguese e Kristiano Ronaldos. Junajtidi ka 29 pikë, një pikë më pak se Totenhemi i vendit të katërt, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Sfidanti.al