Në Katar ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares. Maroku arriti vendin e katërt në Kupën e Botës falë disa prej yjeve si Bono, Hakimi, Amrabat apo Zijeç, por njëri nga ata që u dallua ishte edhe Selim Amallah. Jo më kot u aktivizua në të 7 ndeshjet dhe në 4 prej tyre ishte titullar. Gjithsesi, ky shkëlqim me Marokun nuk po e ndihmon me ekipin e tij në Belgjikë. Standardi i Liezhit ka vendosur ta përjashtojë nga ekipi i parë dhe kjo jo se Amallahu është i dobët apo i dëmtuar, por sepse nuk dëshiron të rinovojë kontratën që i përfundon në qershor. Futbollistin e presin vërtet disa muaj të vështirë.
Sfidanti.al