Sa më shumë “fryhen” komplimentet, aq më e rëndë bëhet barra mbi supe, por besohet se ai do t’ia dalë. Kristjan Asllani është përfshirë me 10 talenteve më premtues të futbollit botëror dhe këtë vlerësim e ka bërë Observatori i shquar i futbollit, CIES. Ylli 20-vjeçar kuqezi ndodhet në vendin e 5-të në renditjen e 10 lojtarëve më të mirë të rolit të tij, si mesfushor organizator me tipare mbrojtëse. Në këtë listë kryeson ylli i Barcelonës, Pedri, i ndjekur nga Ezekiel Fernandez (Tigre), Huan Sforca (Njuell’s Old Bojs), Maksimo Perone (Velez) dhe pikërisht Asllani.
Sfidanti.al