Çelsi mban frymën për fatin e Risi Xhejmsit!

Pas asaj që i ndodhi Armando Brojës, trajneri Graham Poter nuk donte probleme të tjera. Gjithsesi, dëmtimet nuk mund t’i llogaritësh, t’i planifikosh, dhe ja që ndodhi një tjetër për Çelsin. Mbrojtësi i rëndësishëm, Risi Xhejms, u detyrua të dilte nga fusha me shqetësime fizike në minutën e 53-të. Futbollisti, që humbi Botërorin pikërisht për shkak lëndimi, u mërzit shumë ndërsa doli nga fusha. Ende nuk dihet sesa do të mungojë, ndërsa bëhet fjalë për një titullar fiks të Bluve të Londrës.

Sfidanti.al