Është vetëm 18 vjeç dhe padyshim përfaqëson një talent të madh. Jusufa Mukoko ka bërë hapa përpara në karrierë, ndaj edhe nuk kënaqet (sipas mediave) me rrogën që i ofron Dortmundi për kontratën e re. Lajmet janë që Borusia i jep 5 milionë euro në vit, plus shpërblime që mund të arrijnë në rreth 1 milionë euro të tjera, por djaloshi me origjinë nga Kameruni kërkon më shumë. Jo më kot ai po bëhet protagonist në Bundesligë dhe është pjesë e kombëtares së Gjermanisë. Nga Spanja shkruajnë se destinacioni i radhës i sulmuesit duhet të jetë Barcelona, ndonëse në Angli mendojnë se edhe Çelsi ka shanse pasi mund t’i japë rrogë më të madhe.
Sfidanti.al