Gjermania duhet të pyesë Çelsin çfarë ndodhi me Kai Havercin?!

Tifozëve “teutonë” u plasi buza që sulmuesi të bënte të vetën dhe të dërgonte ekipin kombëtar drejt fitores. Nuk e bëri, siç nuk ia dolën as të tjerët si Sane apo Gnabri, veçse kur nis futbolli i skuadrave të klubeve gjithçka ndryshon. Kai Haverc ishte një nga heronjtë e Çelsit që la prapa 5 ndeshje pa fitore dhe 4 humbje radhazi në Premier Ligë, për të mundur bindshëm Bournmuthin 2-0. Njëri nga golat u shënua nga Haverc, ndërsa i dyti nga Mejzën Maunt. Me Armando Brojën të dëmtuar, trajneri Poter mbajti në stol Obamejangun duke e hedhur në fushë vetëm në 80’. Mjaftoi sulmi “i lehtë” me Stërlingun, Mauntin, Pulishiçin dhe Havercin. Çelsi është ende larg, në vend të 8-të në renditje, por shpresa është se gjërat mund të ndryshojnë.

Sfidanti.al