Real Madridi dhe Thibaut Courtois kanë arritur një akord në parim për të rinovuar kontratën aktuale, e cila skadon në 2027-ën. Sipas shtypit spanjoll mes portierit belg dhe klubit spanjoll mungon vetëm firma për të shtyrë kontratën aktuale edhe për një vit më shumë.
Klubi ka përshpejtuar negociatat për të zgjatur një kontratë që pritej të skadonte në vitin 2027, dhe të dyja palët kanë një marrëveshje që portieri do ta zgjasë kohën e qëndrimit në Santiago Bernabéu për një sezon tjetër.

