Liverpuli dhe Reali do të ketë një tjetër “finale”, atë për Belinghamin!

E dini se bëhet fjalë për një talent të madh të futbollit, i cili është ende i ri. Xhud Belingham është anglez, është vetëm 18 vjeç dhe dy klube të mëdhenj e kërkojnë. Lojtari i krahut që luan për Dortmundin, pëlqehet nga Reali i Madridit dhe nga Liverpuli, ndërsa “finalja” për të pritet të mbahet verën e ardhshme. Klop beson se është favorit për ta marrë anglezin, edhe pse Reali do të jetë një sfidues i madh. Problemi është se Dortmundi do mbi 90 milionë euro për kartonin e tij.

Sfidanti.al