Ka qenë futbollist zikaltër në moshë të re dhe kur u largua, në kontratën e tij u vendos një klauzolë. Roma pranoi që në rast transferimi të radhës, Interi të fitonte 15 për qind të shumës së arkëtuar. Duket se kjo verë do të jetë ajo kur do të zbatohet klauzola sepse Nikolo Zaniolo do të kalojë në një ekip tjetër që mund të jetë Juventusi ose Milani. Flitet për 60 milionë euro, kaq kërkon klubi i kryeqytetit, ndonëse kontrata e sulmuesit përfundon në 2024, pra nuk mbetet shumë kohë. Nëse vendoset për 60 milionë, atëherë Interi do të arkëtonte 9 milionë euro pa u lodhur fare.
Sfidanti.al