Tifozët bien në dashuri me fanelën e re të Barcelonës

Flitet për uniformën jashtë fushe, dhe ka dy gjëra për të cilat po pëlqehet kaq shumë. Barcelona botëroi fanelat për sezonin e ri, dhe bluza e dytë ka ngjyrë të artë, si dhe ka hartën e qytetit. Kjo i ka entuziazmuar tifozët që po flasin për një “sezon të artë”, ndërsa klubi hyn në epokën “Spotifaj” (Spotify) pas arritjes së akordit prej mbi 270 milionë eurosh që përfshin edhe ndryshimin e emrit të stadiumit “Kamp Nou”. Bluza, sipas mediave, i bën homazh Lojrave Olimpike të vitit 1992 që u mbajtën në Barcelonë 30 vjet më parë.

Sfidanti.al