Dëshiroi që të ishte kështu dhe duket se do të jetë pikërisht në këtë “stil”. Angel Di Maria normalisht do të jetë lojtar i Juventusit për sezonin e ardhshëm, ndërsa argjentinasi mendon se në 2023 duhet të kthehet në vendin e tij për të luajtur me Rozarion pjesën e fundit të karrierës. Një futbollist i shquar pra e mbyll me Europën duke zgjedhur Italinë, Serinë A, pasi luajti në La Ligën e Spanjës dhe në Ligën e Parë të Francës. Mediat italiane shkruajnë se Juventusi i jep 7 milionë euro në sezon, aq sa u kërkua nga futbollisti, ndonëse mbeten disa “detaje” për t’u sqaruar. Nuk dihet nëse Alegri do të arrijë t’i marrë maksimumin Di Marisë në një sezon të vetëm sportiv, por nëse lojtari është i kënaqur kjo gjë mund të ndodhë.
Sfidanti.al