Lista e dëshirave të Ronaldos për Realin: Nuk dua “shemra” në ekip

Harri Kejn? Paulo Dibala? Mauro Ikardi? Në asnjë mënyrë, jo! Kristiano Ronaldo, thuhet se, i ka dorëzuar një listë me dëshira drejtuesve të Realit, ku kërkon gjithçka përveçse sulmues. Mediat spanjolle dhe ato europiane shkruajnë për këtë listë ku bëjnë pjesë dy portierë të nivelit botëror (ndoshta Kurtua apo De Gea), mbrojtës të nivelit më të lartë të mundshëm, por jo futbollistë ofensivë.

Komentet janë që CR7-ta po përdor gjithë ndikimin e tij që të mos i rrezikohet vendi në skuadër nga mbërritja e ndonjë sulmuesi të ri dhe të klasit të lartë si Kejn, Dibala apo Ikardi. Portugezi, thuhet se, nuk është i kënaqur me portierët Kejlor Navas dhe Iker Kasija, apo me mbrojtësit Naço e Vajeho. Sidoqoftë, mediat shtojnë se presidenti Perez është i shqetësuar nga mungesa e golav e të Ronaldos në La Liga si dhe nga fakti se vitin tjetër ai do të jetë 33 vjeç. Herët a vonë, Reali do të duhet të gjejë një zëvendësues për Topin e Artë.

Sfidanti.al