Levandovski tek Barça sepse synon Topin e Artë në 2023!

Këtë vit do të jetë e vështirë që t’ia dalë, pasi Karim Benzema është favorit absolut si kampion i Spanjës e i Europës, dhe si Këpuca e Artë e La Ligës dhe e Championsit. Sulmuesi francez i Realit mund të humbasë Topin e Artë këtë vit vetëm nëse ndonjë Lionel Mesi fiton Kupën e Botës me Argjentinën, por gjithsesi duket e vështirë. Sidoqoftë, Robert Levandovski e mendon Topin e Artë, që nuk e mori dot në 2020 dhe në 2021, ndonëse e meritonte. Legjenda polake deklaroi se “që nga Barcelona, rruga drejt Topit të Artë është më e shkurtër sesa që nga Mynihu”. Këtë e tregon historia me numrin shumë të madh të lojtarëve të Barcelonës që e kanë fituar titullin individual. Nëse Leva ruan formën e madhe, dhe nëse Barça fiton La Ligën dhe Championsin, atëherë ka shanse të mira në 2023.

Sfidanti.al