Në fillim e lanë jashtë finaleve të Kupës së Botës që do të jetë këtë fundviti në Katar. Tashmë, qeveria europiane e futbollit, UEFA, vendosi që ta përjashtonte Rusinë edhe nga eliminatoret e Kampionatit Europian, finalet e së cilit do të zhvillohen në 2024. Bjellorusia për momentin mund të konkurrojë. Ashtu siç kanë bërë edhe turne tenisi si Uimbëlldoni (por, jo “Rolan Garosi” apo “US Openi”) vazhdon “koherenca” apo “respektimi i parimeve” nga ana e organizatave që drejtojnë sportin botëror. Themi këtë sepse, siç e kemi theksuar më parë, asnjë përjashtim nuk u bë për ekipet apo sportistët amerikanë dhe britanikë në 2003 apo 2004, edhe pse ushtritë e këtyre vendeve pushtuan një vend të pavarur dhe anëtar të Kombeve të Bashkuara si Iraku.
Sfidanti.al