Kur Bajerni largoi Flikun, si mund ta mbajë Nagelsmanin?!

Pas fjalëve të Oliver Kahnit, erdhën edhe sigurimet e presidentit Herber Haimer. “Bajerni ka besim të plotë tek trajneri Julian Nagelsman, dhe tek skuadra”, – tha ai, ndërsa shtoi po ashtu si Kahni që “natyrisht, 4 ndeshje pa fitore në Bundesligë nuk është diçka që ne na lumturon”. Pra, pakënaqësia në Mynih ekziston edhe pse për momentin është e përmbajtur. Gjithsesi, nëse do të kthejmë kokën prapa dhe jo shumë kohë prapa, do të shikojmë se këta njerëz ishin tek Bajerni që vendosën të ndanin rrugët me ish-trajnerin Hansi Flik, që fitoi 6 trofe në një sezon, edhe pse e mori skuadrën të shkatërruar. Pra, Kahn, Salihamixhiç dhe Hainer. Si mund të mendojmë se këta njerëz do ta ketë problem të shkarkojnë Nagelsmanin?!

Sfidanti.al