U arrestua, u mor në pyetje dhe u la e lirë. Kështu nisi historia e hetimit për ish-lojtaren e Paris SG, Aminata Diallo, që tani akuzohet direkt për agresionin ndaj ish-shoqes së saj të skuadrës, Heira Hamdaui. Policia ka gjetur prova të rënda në telefonin e saj, të paktën siç shkruajnë mediat franceze, dhe Diallo tani cilësohet “e sëmurë patologjike”, që ka kërkuar të gjejë mënyrën për “t’i thyer gjurin dikujt” (Hamrauit?) dhe për të përdorur koktejle të rrezikshëm droge. Hamraui u sulmua me shufra hekuri nga dy burra të maskuar nëntorin e kaluar duke pësuar dëmtime të mëdha.
Sfidanti.al