Barcelona parashkon 275 milionë euro fitime këtë sezon!

Kjo do të ishte një kthesë e vërtetë në fatin e klubit katalanas që, nën drejtimin e presidentit Laporta, trashëgoi një borxh shumë të lartë. Barça shiti mbi 24 për qind të të drejtave të biznesit dhe po ashtu të të drejtave televizive, gjë që e lejoi të bënte afrime të mëdha si Robert Levandovski, Zhyl Kunde, Kesie, Kristensen, Alonso apo Rafinja, si dhe mbajti lojtarë si Gavi, Pedri, De Jong apo Dembele. Fitimet nga kjo shitje arritën në 500 milionë euro, ndërsa fitimi në fund të këtij sezoni pritet të jetë 275 milionë euro. Sipas klubit, në 2021-2022 u arritën gati 100 milionë euro fitime dhe një xhiro vjetore prej mbi 1 miliardë eurosh.

Sfidanti.al