Lejkërsat marrin sërish Denis Shrëderin, çdo të bëhet me Uestbrukun?!

Lebron Xhejmsi kërkon të fitojë një tjetër titull në NBA, që do të ishte i 5-ti në karrierë dhe do ta afronte edhe një hap më shumë me legjendën Majkëll Xhordan. Për t’ia dalë, “Mbreti i basketbollit” ka nevojë që Lejkërsat të jenë shumë të fortë në një kampionat të ashpër me ekipe si Feniks Sans, Boston Sëlltiks, Golden Stejt, Denver, Dallas, Miluoki apo Juta Xhaz. Përveç faktit që vetë Lebroni dhe Entoni Dejvisi nuk duhet të dëmtohen, duhet zgjidhur edhe “rebusi Rasëll Uestbruk”. Me gjasë, veterani mund të largohet ose të mos ketë shumë minutazh, sepse “Liqenasit” morën yllin e Gjermanisë, Denis Shrëder. Ky i fundit udhëhoqi ekipin deri në gjysmëfinale të Eurobasketit, të humbur në fund ndaj Spanjës që doli kampione e Europës.

Sfidanti.al