Numrat apo karakteri? Cili është ndryshimi më i madh i Interit të Inzagit me atë të Kontes?!

Ky i dyti ishte dhe mbetet një “vullkan”, një personalitet shumë i fuqishëm futbolli, që ishte në gjendje të realizonte atë që nuk e bënte dot Sizifi i mitologjisë, të pamundurën për të ngjitur gurin në majë të malit. Antonio Konte ktheu titullin kampion tek Juventusi pas shumë vitesh (pas Kalçopolit), shkëlqeu me një Itali të dobët në Euro 2016, fitoi titullin me Çelsin në sezonin e parë dhe titullin me Interin në sezonin e parë dhe duke ia kthyer pa 10-11 vjetësh. Simone Inzagi trashëgoi stolin pikërisht nga një trajner i tillë dhe natyrisht nuk e pati të lehtë. Po ashtu, u larguan Ashraf Hakimi dhe Lukaku (që u rikthye tani, por është i dëmtuar). Në Itali komentojnë nëse Interit të Inzagit i mungon më shumë karakteri apo cilësia e atij të Kontes? Mesa duket, i mungon e para.

Sfidanti.al