Shumëkush është habitur se përse tekniku i Të Kaltërve nuk merr një lojtar kaq të talentuar, sidomos përballë kaq shumë mungesave. Italia do të ketë ndeshje të rëndësishme ndaj Anglisë dhe Hungarisë, dhe trajneri Roberto Mançini kërkon rezultate dhe lojë për të kthyer besimin e tronditur pas eliminimit nga Botërori. Gjithsesi, edhe pasi mbetën jashtë ekipit për dëmtim Pelegrini dhe Politano, Manço thirri Espoziton dhe Gabiadinin, por jo Nikolo Zaniolon. Ylli i ri po shkëlqen me Romën, por tekniku sërish e injoroi. Të gjithë kujtojnë tani disa fjalë të Mançinit disa muaj më parë. “Zaniolo duhet të mësojë të luajë me shokët, jo që të luajë vetëm”, – tha kampioni i Europës.
Sfidanti.al