Një specialist i rolit e ka më të lehtë që të japë një gjykim profesional për ata që bëjnë të njëjtën punë si ai. Edhe Robert Levandovski u pyet për të analizuar tre sulmues të mëdhenj të kohës së sotme si Kilian Mbape, Erling Halan dhe Karim Benzema. Ylli i Bajernit të Mynihut dhe i Polonisë nuk e pati të lehtë të jepte një përgjigje. “Unë nuk mund të zgjedh ndonjë prej tyre përpara të tjerëve, – tha ai, – unë do të preferoja që t’i kisha të gjithë në anën time. Natyrisht, ata janë të ndryshëm. Halandi është më i shpejti, Benzema është më i talentuari teknikisht, unë nuk jam i sigurt nëse Mbape është një numër “9” tipik, ai më duket më shumë si lojtar krahu”.
Sfidanti.al