Lejkërsat, humbasin edhe kur Lebroni shënon 32 pikë, ka tension me tifozët!

Nuk pati mundësi të bënte paraqitjen e tij të plotë të zakonshme. Lebron Xhejmsi pati vetëm 6 topa në tabela e vetëm 3 asiste, por gjithsesi arriti nivelin tepër të respektuar të 32 pikëve, por edhe të 2 vjedhjeve të topit e 2 bllokimeve të gjuajtjeve. Gjithsesi, paraqitja e rëndësishme e “Mbretit të koshit” nuk mjaftoi për Los Anxhelos Lejkërsat, përkundrazi nuk vlejti aspak dhe kalifornianët pësuan një humbje të rëndë dhe turpëruese ndaj Nju Orlinsit madje brenda në LA. Rezultati ishte 123-95 për miqtë, gati 30 pikë diferencë, pavarësisht mungesës së Zion Uilliamsonit. Nuk mjaftoi kjo, por Lebroni dhe Rasëll Uestbruku u përplasën me disa tifozë të pakënaqur të Lejkërsave, të cilët e kritikuan ashpër ekipin. “Ku merrni vesh ju nga basketbolli”, – tha Lebroni i nxehur, ndërsa edhe Trevor Ariza ofendoi një tifoz tjetërs. Lejkërsat janë në vendin e 9-të në renditjen e Perëndimit, me 27 fitore e 33 humbje duke rrezikuar të mbetej jo vetëm jashtë kualifikimit direkt për në plej of, por edhe mund të mbeten krejtësisht jashtë plej ofit.

Sfidanti.al