Nuk besohet se në këtë epokë futbolli ku jetojmë të ketë ekzistuar ndonjë lojtar që të ketë pasur kaq shumë talent, por edhe që të jetë vendosur kaq shumë në dyshim. Leroi Sane është një yll i madh për Gjermaninë, veçse kur është i frymëzuar, dhe kjo po i kushton të ardhmen. Lajmet janë që lojtari ofensiv i krahut është mes Bajernit dhe Realit, pasi dështoi tek Mançester Siti i Pep Guardiolës. Mediat bavareze shkruajnë se Reali është i interesuar për shkak të largimit të pritshëm të Asensios, ndërsa tek Bajerni, Saneja nuk është i preferuari i skemave të trajnerit Nagelsman, ku favoritë janë Mane dhe Gnabri. Kartoni i tij kushton 70 milionë euro, por vlera mund të ulet pasi kontrata i skadon në 2025.
Sfidanti.al