Është thënë shpesh se nuk janë shokët më të mirë, se nuk kanë lidhje të forta me njëri-tjetrin, siç Leo kishte tek Barcelona me Luis Suarezin. Kjo edhe ka prishur punë, por këtë sezon duket se mirëkuptimi mes Mesit dhe Mbapesë është shumë i mirë. Me gjasë, këtë nuk do ta dëmtojë as fakti që Mesi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, pikërisht në finalen ndaj Francës së Mbapesë. As fakti se portieri argjentinas, Dibu Martinez, u tall disa herë me yllin e Paris SG. “Unë nuk kam asnjë problem me Mesin, – thotë Mbape, – ne luajmë tek PSG-ja për një qëllim, për të fituar. Është kënaqësi të luash me shokë të tillë”.
Sfidanti.al