Pele paska luajtur 4 herë si portier për Santosin!

Ja pra që nuk mbahet mend vetëm për më shumë se 1 000 golat e shënuar dhe 3 titujt botërorë, po ashtu as për spektaklin që e kishte të garantuar, me driblime, veprime akrobatike dhe prej prestigjatori apo xhongleri. Pele do të mbahet edhe mend për faktin se në 4 ndeshje luajti si portier për Santosin. Ndodhi në 1959, 1963, 1969 dhe 1973. Në 1963 u bë portier në gjysmëfinalen e Kupës së Brazilit ndaj Gremios, duke zënë vendin e Zhilmarit të famshëm që u përjashtua me të kuq. Pele bëri dy pritje që mund të kishin përfunduar në rrjetë.

Sfidanti.al