Të dielën ajo pa për herë të parë dritën e kësaj bote, por ditët e para nuk ishin aspak me fat. Bebja e kampionit të boksit profesionist, Tajson Fjuri, pati madje një “vdekje klinike” në maternitet, veçse profesionalizmi dhe heroizmi i mjekëve e shpëtuan. Gjyshi i saj, Xhon Fjuri, tregoi në një intervistë për “BT Sportin” se “vajza ishte e vdekur për 3 minuta, por pastaj heroizmat e doktorëve e shpëtuan”. Një lajm i madh për Athinanë (Athena) e vogël, që ende ndodhet në një spital në Liverpul. Familja Fjuri ka mbledhur para për spitalin në mënyrë që ai të jetë edhe më modern, dhe më i madh për të ndihmuar nëna të tjera me fëmijë.
Sfidanti.al