Renditja e veçantë: Kush është trajneri më seksi i Bundesligës?!

Një pyetje të tillë mund t’ia bëjë publikut vetëm një faqe e specializuar për një temë të tillë dhe në Gjermani ndodhi pikërisht kështu. Faqja erotike “Xhoiklab” (Joyclub) ia bëri pyetjen 10 000 ndjekësve të saj, duke rreshtuar emrat e 18 trajnerëve të Bundesligës. Në përfundim të anketës, në vend të parë dhe në mënyrë bindëse doli trajneri i Augsburgut, Markus Vajncirl (Weinzierl), që është i dyti nga e djathta në foto. Tekniku 46-vjeçar mori 38.9 për qind të votave, që duhet të kenë qenë kryesisht të femrave. Në vend të dytë Marko Roze i Dortmundit dhe i treti Julian Nagelsman i Bajernit.

Sfidanti.al