Mario Gëce po kalon rininë e dytë me PSV Ajndhovenin: 5 ndeshje, 5 gola!

Ku e lamë? E ku tjetër përvçse në natën magjike të Rios kur shënoi golin që i dha Gjermanisë Kupën e Botës në 2014. Mario Gëce ishte në kulmin e formës, por kjo gjë nuk vazhdoi gjatë dhe talenti i shkëlqyer i Dortmundit nisi të shuhej tek Bajerni. U duk se karriera do të merrte fund dhe ai vendosi ta provonte në Holandë me PSV Ajndhovenin. Ndoshta e pati më të lehtë ngjitjen dhe tani është kthyer Gëce i dikurshëm, edhe pse në Superligën holandeze dhe në raundet me eleminim në Champions është më e lehtë sesa në Bundesligë dhe në grupet e Championsit. Gjithsesi, Gëce po shkëlqen dhe është bërë lideri i ekipit në stadiumin “Filips”. Sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar 5 gola në 5 ndeshje këtë verë, duke pasur 3 gola dhe një asist në 4 ndeshje në Champions. Tashmë, detyra është të kalohet Benfika e Lisbonës në plej of për të arritur grupet.

Sfidanti.al