Nagelsmani fërkon sytë: Si mundet të realizohen blerje të tilla në futboll?!

Së pari, trajneri shpreh pakënaqësinë që ai dhe Bajerni kanë për gjendjen aktuale të topkëmbës në Gjermani. Ai pyetet për transferimet prej shumë e shumë milionë eurove në Europë (kryesisht në Angli dhe tek Paris SG), dhe përgjigjet: “Ka një rrezik që ne në Gjermani mund të mbetemi prapa”. “Bajerni mund ta përballojë më lehtë, – vazhdon, – por, kemi probleme që tek ligji “50%+1” (të aksioneve që mbahen më shumë nga tifozët), për çështjen e investuesve, të taksave, dhe kjo e bën më të ndërlikuar në Gjermani sesa në vendet e tjera në Europë. Kontrata televizive tek ne është shumë më e ulët sesa në Angli. Gjithsesi, shumë herë fërkoj sytë dhe habitem sesi mund të shpenzohen kaq shumë para. Këto ditë kemi dëgjuar shifra të habitshme, por ka edhe dyshime sesi financohen këto. Unë nuk e njoh 100 për qind sesi funksionon ky proces”.

Sfidanti.al