Për fat të mirë skuadra nuk u informua pasi rreziku u kuptua se nuk ekzistonte. Lojtarët e Leverkusenit ishin duke fjetur në hotelin e tyre para ndeshjes së Kupës së Gjermanisë ndaj Lokomotivës së Lajpcigut të Ligës Rajonale. Një telefonatë anonime në hotel lajmëroi për bombë të vendosur aty, dhe policia u lajmërua menjëherë. Kontrollinë hotel nuk zbuloi gjë, ndaj edhe u gjykua që skuadra të mos zgjohej nga gjumi. Lajmi u mor vesh pasi u botua në gazetën qytetëse, “Lajpciger Folkscajtung”. Policia po heton për telefonuesin anonim që tronditi hotelin luksoz “Shtajgenberger”.
Sfidanti.al