Riberi e Boateng stërviten tek Bajerni, ndoshta do të kthehen përsëri?!

Janë dy legjenda bavareze ndonëse sulmuesi francez është shumë më i madh në moshë, 38 vjeç. Frank Riberi dhe Zherom Boateng janë kthyer në stërvitje në kompleksin e Bajernit, dhe po punojnë me përgatitësin atletik, profesor doktor Holger Broih. Të dy duken në formë shumë të mirë, sic e thotë trajneri i fitnesit, Matias Blankenburg, sidomos për Riberinë pasi Boatengu është më i ri, 32 vjec. A mundet që dy lojtarët të rikthehen, ndërsa tifozët mezi presin që Riberi të luajë sërish me fanelën e ekipit të tyre? “Ata mund të luajnë 60 minuta, jo 90, – thotë Blankenburg, sërish sidomos për Riberinë. Të dy kërkojnë ekip të ri, por ende nuk kanë gjetur asgjë deri tani, ndërsa kriza e dëmtimeve tek Bajerni mund t’i ndihmojë që të kthehen.

Sfidanti.al