E tillë është shifra që klubi katalanas, por edhe kontrata të tjera ndihmuan për t’ia dhënë superyllit argjentinas. Një karrierë 21-vjeçare, me një numër të jashtëzakonshëm trofesh, mori fund jo sipas mënyrës që duhej të përfundonte, dhe ai u largua nga “dera e vogël”. Një krizë e rëndë financiare nuk e lejoi Barcelonën që të realizonte kontratën 5-vjeçare që i premtoi Lionel Mesit, ndërsa shifra prej 800 milionë eurosh nuk ishte e mjaftueshme që argjentinasi të vendoste të luante për katalanasit edhe për një pagë shumë më modeste, që do ta ndihmonte klubin ta regjistronte në La Liga.
Sfdanti.al