Në pistën e atletikës nuk është e keqe, ndonëse ende nuk mund të cilësohet si ndër më të mirat. Alika Shmit, gjithsesi, ka një sukses të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale për shkak të pamjes së saj të jashtme, dhe mënyrës sesi e vë atë në dukje. Vajza 22-vjeçare, nënkampione e Europës për të rinj në stafetën 4×400 metra, u kualifikua për Gjermaninë në Tokio 2020, duke mos qenë një yll i atletikës olimpike, por duke qenë ylli më i madh në rrjetet sociale i ekipit gjerman. Ajo ka 2.3 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa kampioni olimpik i tenisit, Aleksandër Zverev, ka 1.3 milionë. Nga futbollistët e Gjermanisë në Olimpiadë, Maks Kruze është më i njohuri me 400 000 ndjekës.
Sfidanti.al