Nelli Korda, kur triumfi sportiv është traditë familjare!

Origjina e saj është nga Çekia, dhe mbiemri i saj është i njohur. Nelli Korda fitoi medaljen e artë olimpike në golf për SHBA-në duke i shtuar një titull të rëndësishëm në garën me Kinën në Tokio, ndërsa po ndjek gjurmët e babait të saj, Petr Korda. Ish-tenisti çek triumfoi në 1998 në Australian Open, ndërsa mamaja e saj, Regina, gjithashtu fitoi medalje olimpike në Seul në 1988. Nelli ka edhe motrën e saj, Xhesikën,  që gjithashtu luan golf dhe doli në vend të 15-të në Tokio 2020. Ato kanë edhe një vëlla, Sebastianin, që luan tenis dhe është në vendin e 45-të në botë.

Sfidanti.al