Kjo do të thotë se Harri Kejn mund ta ketë rrugën të lirë për tek Mançester Siti, por gjithashtu kjo do të thotë se Interi i Milanos sezonin që vjen mund të jetë hija e atij jqë ishte sezonin e kaluar. Një bombë tjetër e madhe në tregun e futbollit shpërthen pasi lajmi ishte sensacional për kalimin e Lautaro Martinezit tek Totenhem Hotspuri. Klubet angleze, tepër të forta financiarisht edhe në kohë pandemie, nuk mbeten prapa ritmeve të Paris SG dhe ja ku Spërsat mundën rivalët londinezë të Arsenalit për të marrë sulmuesin e Argjentinës për 60 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 70 milionë euro. Shumë më pak sesa 111 milionë eurot që Interi i kërkoi vjet Barcelonës për kartonin e tij. Gjithsesi, trajneri i Totenhemit, Nunjo Espirito Santos, gjykon se do të ishte e mundur që në sulmin e ekipit të tij të jenë edhe Kejn, edhe Lautaro.
Sfidanti.al