Siç thonë, nuk të kushton gjë që të ëndërrosh. Në futbollin profesionist duhet patjetër të mendosh për gjëra të mëdha, dhe duhet që të kesh mundësi që t’i realizosh. Sot për sot, në futboll nuk ka gjë më të madhe sesa marrja e Lionel Mesit, dhe Paris SG duket favorit. Gjithsesi, ka edhe klube të tjerë që mendojnë për “Pleshtin”. Siç informon e përditshmja spanjolle, “AS”, Interi i Milanos është njëri prej tyre pasi mund të ketë 200 milionë euro gjendje nga transferimi i Hakimit dhe Lukakut. Zikaltërit i kanë ulur rrogën 20 për qind lojtarëve, por Mesi është Mesi dhe ia vlen cdo sakrificë. Në garë edhe dy klube anglezë, Mançester Junajtid dhe Totenhemi. Junajtidi i ka mundësitë financiare, por edhe Spërsat do të kishin shumë mundësi nëse Harri Kejn transferohet tek Siti për 150 milionë paundë stërlina.
Sfidanti.al