Sulmuesi i kombëtares shqiptare përfshihet në ekipin e Barcelonës për ndeshjen e Trofeut “Gamper” ndaj Juventusit në “Kamp Nou” mbrëmjen e sotme. Juventusi priste që të gjente përballë Lionel Mesin e Kun Agueron, por mund të ketë kundërshtar futbollistin 24-vjeçar shqiptar. Mesi sapo është larguar nga katalanasit, ndërsa Aguero është i dëmtuar, ndaj edhe u largua nga lista e trajnerit Ronald Kuman e në vend të tij u afrua Manaj.
Sfidanti.al