Kërkon Mesin? Interin e pret një kryengritje në ekip për ikjen e Lukakut

Planet mund të jenë të mëdhenj, por realiteti i rri shumë ngushtë. Interi nuk po jeton kohën e lumtur që duhej të ishte pas fitores së titullit kampion në Serinë A, pasi pakënaqësitë në skuadër po rriten. Largimi i Romelu Lukakut sjell me vete kryengritjen e disa prej yjeve që nuk janë të lumtur për të qendruar në një ekip që nuk mund të pretendojë maksimumin. Lautaro Martinez, Martin Shkriniar dhe Nikolo Barela thuhet se po mendojnë për t’u larguar edhe ata, pas trajnerit Konte, Ashraf Hakimit dhe Lukakut. Duket si një kontrast tepër i  madh që Interi thuhet se është në plane për të marrë Lionel Mesin!

Sfidanti.al