Siti: Nuk japim 150 milionë paundë stërlina për Harri Kejnin

Sa më shumë miliona të kursesh aq më mirë është, qoftë edhe për klube tepër të fuqishëm. Mançester Siti thuhet se nuk ka ndërmend të japë 150 milionë paundë stërlina për kartonin e Harri Kejnit, pra aq sa kërkon Totenhemi. Plani i Sitit është që të paguajë një sasi në para në dorë, dhe të ofrojë Bernardo Silvën si pjesë e marrëveshjes.  Edhe kështu, Siti nuk dëshiron që paketa të shkojë në 150 milionë  paundë stërlina, por pranon të jetë deri në 130 milionë. Bernardo Silva dëshiron të largohet nga ekipi pas arritjes së Xhek Grilishit, ndërsa Rahim Stërling nuk ka pranuar të jetë pjesë e marrëveshjes së mundshme për Kejnin, ndonëse ka ambicie për të luajtur rregullisht, ose për t’u larguar.

Sfidanti.al