Kupat europiane, Spanja vazhdon të dominojë, Anglia është larg!

Edhe nëse Mançester Siti fiton Championsin, sërish diferenca me iberikët do të mbetet e madhe. Është Spanja mbretëresha e kupave të Europës në futboll, përtej suksesit të arritur nga Uest Hemi. Jo më kot ishte Sevilja që mori Ligën e Europës ndaj Romës. Në total, “furitë e kuqe” kanë 45 trofe kontinentalë, ndaj 36 të Anglisë dhe 30 të Italisë, ndërsa Gjermania i ndjek edhe më nga larg me vetëm 20 tituj.

Titujt në kupat e Europës

Champions+Kupa e Kampionëve: Spanja 19, Anglia 14, Italia 12, Gjermania 8, Holanda 6

Kupa UEFA+Liga e Europës: Spanja 14, Anglia 9, Italia 9, Gjermania 7, Holanda 4

Kupa e Panaireve: Spanja 5, Anglia 4, Italia 1

Kupa e Kupave: Anglia 8, Spanja 7, Italia 7, Gjermania 5

Liga e Konferencës: Anglia 1, Italia 1

Total: Spanja 45, Anglia 36, Italia 30, Gjermania 20

Sfidanti.al