Po dasëm do të bëhet një ditë në stadiumin ..Air Albania !

Na kanë dhënë shpresë se edhe një dasëm mund të dalë e përsosur në stadiumin “më të bukur” të Ballkanit ! Air Albania ka një meny shumë të pasur në krahasim me moshën e re : ndeshje boksi , kongres Partie, kuvend partie, koncert i këngëtarit Ermal Meta, koncert i këngëtarit grek Nikos Vertis, shfaqja e Notre Dame de Paris. Sa gabim, për pak harruam edhe futjen në fushë të autobuzit magjik “falas” me rastin e fushatës së Belind Këlliçit….

Çfarë nuk ndodh në një stadium që u inagurua si “shtëpia e futbollit”, por që në fakt është shtëpia e të gjithëve, kurse futbollit i kanë lënë si hudhër të futet vetëm një herë në vit në shtëpi..në ndeshjen Derbi ! Thonë që edhe stadiumet kanë mallkimin e vet dhe Air Albania ka një sëmundje që po mbahet sekret : bari është djegur nga koncertet e fundit dhe ndeshja me Moldavinë mund të luhet në ..një shtëpi tjetër !

Dikur thonin se futbollistët i zë bari i fushës! Dhe në rastin e Air Albanias , bari i fushës, qysh në ditën e inagurimit, nuk zuri dot futbollistët, por ata që besuan se në një stadium me kullë, fusha është pika më e ulët! Prandaj në fushë luhet politikë dhe muzikë, boks dhe Notre Dame, me shpresën se po afron edhe dita e plotësimit…të bëhen edhe dasma!

Sfidanti.al