Festa madhështore e Uest Hemit në Londër

Kanë kaluar 58 vjet që nga ceremonia e parë dhe e fundit. Në atë kohë, në 1965, brezi i madh i Uest Hemit i udhëhequr nga Bobi Mur u brohorit në rrugët e Londrës pas fitores së Kupës së Kupave. Dje ishte radha e brezit të sotëm të kapitenit Deklan Rajs dhe të trajnerit Dejvid Mojes që të brohoriteshin nga dhjetëra mijë tifoz të “çekiçve”. Festa ishte e madhe dhe e merituar, ndonëse fitorja në finalen ndaj Fiorentinës nuk ishte edhe aq shumë. Italianët nuk patën fat. Gjithsesi, Ligën e Konferencës e fitoi Uest Hemi dhe në Londrën e tifozëve të tyre pati festë.

Sfidanti.al