Benzema prezantohet para 60 000 tifozëve: Një mysliman në një vend mysliman!

Padyshim që i fitoi zemrat e publikut në stadiumin e Al Itihadit, por edhe në të gjithë Arabinë Saudite e në Lindjen e Mesme. Karim Benzema u prezantua përpara 60 000 spektatorëve, në një mbrëmje spektakolare dhe deklaroi se “dëshira ime ka qenë që të luaj këtu sepse unë jam mysliman dhe ky është një vend mysliman”. Një vend katolik si Spanja, dhe një qytet si Madridi u harruan, ashtu si edhe shprehja që tha në “Bernabeu” se “dëshira ime ishte që ta mbyllja karrierën tek Reali”. Pritet që Benzema të fitojë rreth 100 milionë euro në sezon.

Sfidanti.al