Uolker kthehet në ekip, Guardiola ka një Man. Siti të plotë

Mbrojtësi i kombëtares angleze nuk është në qind për qind të formës, por gjithsesi e kaloi problemin në shpinë. Siç e tha vetë pak ditë më parë, ai e dinte se do të shërohej dhe se nuk do ta humbiste për asnjë arsye finalen e Championsit. Kajl Uolker ishte dyshimi i vetëm për Mançester Sitin, ndërsa Pep Guardiola ka edhe mbrojtësin Ake që ishte i dëmtuar që nga ndeshja e kaluar ndaj Realit. Në Stamboll luhet nesër në orën 21:00 dhe në finale të Championsit sfiduesi i Sitit është Interi.

Sfidanti.al