Tenisi i femrave vazhdon të jetë një “çështje lindore”, pasi në gjysmëfinale pati plot lojtare të tilla. “Rolan Garosi” në Paris përjetoi dy ndeshje të forta, por sidomos atë mes çeker Karolina Muçova dhe bjelloruses Arina Sabalenka. Kjo e fundit, një teniste tepër elegante, pësoi një humbje të papritur përballë rivales çeke, 1-2 me sete dhe me rezultatin 6-7, 7-6 e 5-7. Kjo do të thotë se Çekia vazhdon të ruajë traditën në këtë sport, ndërsa Muçova do të përpiqet të realizojë një tjetër të papritur në finale ndaj numrit 1 të botës, polakes Iga Shviontek. Pikërisht Shviontek është kampione në fuqi në “Rolan Garos”.
Sfidanti.al