Interi mbërrin në Stamboll, Inzagi mund të zgjedhë formacionin më të mirë

Angel Korrea ishte i vetmi që mbetej në dyshim, por lajmet nga Italia janë që i ka kaluar problemet. Sulmuesi argjentinas, edhe pse nuk pritet titullar, sërish është një lojtar i rëndësishëm për të plotësuar Interin në finalen e Championsit. Skuadra italiane mbërriti në Stamboll mbrëmjen e djeshme dhe u vendos në hotel, e trajneri Simone Inzagi ka tashmë Mkitarianin dhe Shkriniarin, ndonëse nuk dihet nëse janë në formën më të mirë të mundshme.

Sfidanti.al