Kupa e Italisë vlen shumë për Juventusin dhe Interin

Kalimi i gjysmëfinaleve do të siguronte 2 milionë euro, fitorja e trofeut të Kupës do të jepte në total 4.5 milionë euro, ndërsa “torta” e vërtetë vjen me Superkupën e re të Italisë, që do të vlejë 23 milionë euro. Do të jetë një superkupë me 4 ekipe, në Arabinë Saudite dhe me shpërblime të mëdha. Kështu që për Juventusin dhe Interin sonte ka shumë gjëra në lojë në përballjen e Kupës.

Sfidanti.al